Shkup, 21 tetor – Në shtator të këtij viti është regjistruar rritje e depozitave të përgjithshme të bankave si edhe e kreditimit të qytetarëve dhe kompanive, kumtoi Banka Popullore.
Depozitat e përgjithshme në shtator shënojnë rritje mujore prej 0,7 për qind. Rritja është reflektim i rritjes së depozitave tek sektori i “amvisërisë” me rritje mesatare dhe të depozitave tek sektori korporrativ, thonë nga BP.
Në bazë vjetore, depozitat e përgjithshme kanë vërejtur rritje prej 6,1 për qind gjatë rritjes së depozitave tek dy sektorët, që është më e shprehur tek sektori “amvisëri”.
Rritje mujore dhe vjetore prej 0,8 gjegjësisht 0,7 për qind vërehet edhe tek kreditë, Rritja del nga kreditimi i rritur tek të dy sektorët, ndërsa më e shprehur është tek “amvisëritë”.