Nju Jork, 12 nëntor – Çmimet e naftës së papërpunuar kanë shënuar rritje drastike pasi Arabia Saudite njoftoi se gjatë muajit të ardhshëm do të ulë prodhimin.
Rijadi paralajmëroi se nga muaji i ardhshëm do të ulë prodhimtarinë e naftës së papërpunuar për gjysmë milionë barel në ditë për shkak të kërkesës së ulur.
Ajo është kuptuar si shenjë se Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEK) gjatë mbledhjes së ardhshme në dhjetor do të paralajmëroj shkurtim të koordinuar të prodhimtarisë, në përpjekje për të mbajtur çmimet.
Nafta e tipit “brent” këtë mëngjes u rrit për pothuajse dy për qind në 71,55 dollar për barel, ndërsa nafta ekstra e lehtë amerikane në Nju Jork u rit për 1,3 për qind, për më shumë se 61 dollarë.