Shkup, 3 shkurt – Pritet që rritja e projektuar e BPV-së për gjithë vitin 2017 të jetë 3,5 për qind, ndërsa për vitin 2018, 3,7 për qind. Këtë e konstatoi të enjten Këshilli i Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë në seancë në të cilën është shqyrtuar raporti më i ri kuartal. Është konfirmuar se në tremujorin e tretë të vitit 2016 norma e interesit të bonove të arkave u zvogëlua për 0,2 p.p., ndërsa në fillim të janarit të vitit 20147 edhe për 0,25 p.p. shtesë, me ç’rast kjo normë themelore e interesit sillet në 3,5 për qind. “Këto vendime të bankës Popullore ishin rezultat i stabilizimit disamujor të dukshëm dhe të vazhdueshëm të pritjeve të subjekteve ekonomike pas masave paraprakisht të ndërmarra për ballafaqim me presionet e shfaqur spekulative nga ambienti i pasigurt politik në tremujorin e dytë, ndërsa gjatë qëndrimit të mëtejmë të vlerësimeve për stabilitet të fondamenteve ekonomike”, qëndron në kumtesën e BPRM-së. Realizimet tregojnë se edhe krahas rreziqeve të rritura të lidhura me faktorë nga natyra vendore dhe e jashtme, themelet e ekonomisë vendore mbetën solide edhe në vitin 2016. Në kumtesë shtohet se tregu devizor dhe depozitat në sistemin bankar, të cilët ishin nën ndikim të madh të ngjarjeve politike nga kuartali i dytë, deri në fund të vitit më shumë se tërësisht i kompensuan të dalalat e pësuara. “Ekonomia edhe më tej po rimëkëmbet e dinamikë solide në një pjesë e mbështetur edhe përmes aktivitetit kreditor të bankave vendore, ndërsa kjo rimëkëmbje zhvillohet pa presione të çmimeve dhe në kushte të mirëmbajtjes së mëtejme në nivel adekuat të rezervave devizore. Rreziqet për ekonominë edhe më tej vlerësohen si të pavolitshme dhe janë të lidhura me ambientin politik vendor, ndërsa janë prezente edhe rreziqet e jashtme”, theksojnë në kumtesë dhe shtoi se edhe në periudhën e ardhshme me kujdes do t’i ndjekin lëvizjet, ndërsa ndryshimet e ardhshme në politikën monetare në masë të madhe do të kushtëzohen nga stabilizimi i mëtejshëm i ambientit politik vendor, si dhe nga realizimi i rreziqeve të jashtme.
Në kuartalin e tretë dhe të katërt të vitit 2016 inflacioni i përgjithshëm ishte minus 0,1 për qind, që solli deri në rënie të çmimeve konsumuese për gjithë vitin nga minus 0,2 për qind. Në vitin 2017 dhe 2018 pritet përshpejtim mesatar i inflacionit të përgjithshëm në 1,3 për qind dhe rreth 2 për qind, në mënyrë adekuate, por ky projeksion edhe më tej është i shoqëruar me rreziqe, kryesisht të lidhura me lëvizjet e çmimeve botërore të naftës dhe ushqimit, si dhe me rritjen e ekonomisë vendore. Në kuadër të sektorit të jashtëm, realizime në tremujorin e tretë të vitit 2016 vërejnë në suficit të realizuar në llogarinë rrjedhëse prej 1,4 për qind nga BPV-ja, që është në nivel të pritjeve me projeksionin e tetorit. Madje, shpjegojnë, realizime më të mira shënon saldoja e mallrave dhe shërbimeve, ndërsa lëvizje të vogla negative shënohen tek saldoja e fitimit primar. Në llogarinë financiare janë realizuar të ardhura të larta të neto-bazës nga 428 milionë euro, ose 4,5 për qind nga BPV-ja, ndërsa kryesisht si rezultat i borxhit të jashtëm të shtetit. Rezervat devizore kanë qëndruar në nivel adekuat gjatë gjithë vitit. Edhe në vitin 2017 dhe 2018 pritet rritje kumulative e rezervave devizore, si dhe debitimit të tyre në zonën e sigurimit, gjegjësisht në nivel adekuat për ballafaqim me ndonjë shok të paparashikueshëm.
© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.