Madrid, 11 nëntor – Axhenda euro-atlantike e Maqedonisë, rritja ekonomike, avancimi i mjedisit jetësor janë një pjesë e temave për të cilat dje në Madrid ka folur ministri i angazhuar për rregullativë për përmirësim të klimës investuese për ndërmarrjet vendore Zoran Shapuriq në fjalimin e tij në panelin “Ndërtimi i axhendës për rritje të qëndrueshme” në kongresin ALDE me të cilin kryesonte ministri i Mjedisit Jetësor të Mbretërisë së Norvegjisë Ola Elvestuen.
Siç kumtuar nga Kabineti i ministrit, Shapuriq i ka theksuar përpjekjet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për përshpejtim të axhendës euro-atlantike, si dhe se rritja ekonomike duhet të jetë kompatibile me mbrojtjen dhe avancimin e mjedisit jetësor. Shapuriq ka theksuar se një zhvillim i qëndrueshëm parashikon veprim ditor, si dhe ndërmarrje të masave në afat të mesëm dhe të gjatë. Problemet ekologjike siç janë mbeturinat, me veprim këmbëngulës dhe permanent do të sjellin deri në transformim të tyre në beneficione ekonomike.