Shkup, 31 janar – Numri i punëtorëve në industri në dhjetor të vitit të kaluar në krahasim me dhjetorin e vitit paraprak shënon rritje prej 2,5 për qind, publikoi Enti Shtetëror i Statistikës.
Sipas të dhënave të publikuara rritja e numrit të punonjësve në industri gjatë vitit 2018 në krahasim me vitin 2017 është 5,9 për qind.
Numri i punëtorëve në sektorin e minierave dhe nxjerrjen e gurëve në dhjetor të vitit 2018, në krahasim me dhjetorin e vitit 2017, shënon rritje prej 2,9 për qind, në sektorin e industrisë përpunuese rritje prej 2,6 për qind, ndërsa në sektorin furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër i kondicionuar shënon rënie prej 0,6 për qind.
Sipas grupeve kryesore industriale, numri i punëtorëve në industri në dhjetor të vitit 2018, në krahasim me dhjetorin e vitit 2017, shënon rritje te prodhimet intermediare, përveç energjisë për tre për qind, prodhimeve kapitale për 16,5 për qind, derisa rënie shënon te energjia prej 0,8 për qind, te prodhimet e qëndrueshme për konsum të gjerë prej 3,4 për qind dhe prodhimeve jo të qëndrueshme për konsum të gjerë prej 1,3 për qind. (koha.mk)