Shkup, 2 maj – Disa ishin pa maska dhe pa i respektuar masat për mbrojtje nga koronavirusi, të rinjtë mbushën tembujt fetar kurse disa edhe parqet.
Mjekët nga Shërbimi i Urgjencës kanë frikë se imazhi i natës së Pashkëve mund të kontribuojë në një rritje të mëtejshme të numrit të pacientëve.
“Për fat të këq nuk do të doja por mendoj se është një gjë reale të presim një mini rritje të numrit të pacientëve për 10 deri në 15 ditë, sepse sipas të thënave nga kolegët e rinj, dje parku i qytetit ishtë përplot me njërëz, nuk kishte vend për tu ulur. Mbajtja e distancës dhe e uljes në hapësir të hapur nuk është një shenjë e sigurt 100 për qind se dikush nuk mund të sëmuret dhe të transmetojë virusin nga një pacient tek tjetri”, theksoi shefi i ndërrimëve në shërbimin e shëndetit emergjent Dr. Gjeorgi Karamanovski.
Nata për ekipet e urgjencës mjekësore kaloi e qetë, pa një numër të shtuar të ndërhyrjeve. Mjekët këshillojnë që një agjërim shtatë javë për besimtarët ortodoks mund të shkaktojë edhe çrregullime shëndetësore, duke bërë thirrje për një dietë të moderuar. Pashkët ende nuk kanë mbaruar.
Mjekët u bëjnë thirrje qytetarëve të bëjnë kujdes me konsumimin e ushqimeve të yndyrshme dhe alkoolit. Dhe sigurisht që të respektohen masat për mbrojtje nga koronavirusi.