Shkup, 17 shtator – VMRO-DPMNE opozitare doli sërisht në protestë duke bllokuar rrugët e qendrës së Shkupit dhe ato rreth Komisionit Rregullator për Energjetikë.
VMRO DPMNE kundërshton shtrenjtimin e energjisë elektrike si dhe politikat e gabuara fillestare siç thotë të qeverisjes aktuale të kryeministrit Zoran Zaev.
“Mafia e Zoran Zaevit e rrënoi ekonominë në Maqedoni. Për shkak të paaftësisë së Qeverisë së udhëhequr nga LSDM mbi 40 mijë qytetarë kanë mbetur në rrugë”, thanë nga opozita maqedonase.
“VMRO – DPMNE paralajmëron se do të kërkoj diskutim mbykqyrës në komisionin për financim dhe buxhet në kuvendun e republikës së Maqedonisë për shtrenjtimin e çmimit të energjisë elektrike në kushte të krizës ekonomike. Në këtë diskutim mbykqyrës do të kërkojmë që të shqyrtohet mënyra e punës së komisionit rregullator të energjetikës, por edhe mënyra në të cilën merren vendime të tilla të dëmshme sipas standardit të qytetarëve”, u shpreh sekretari i përgjithshëm i VMRO- DPMNE-së, Igor Janushev.