Ndaj rritjes së çmimeve të biletave të transportit, një grup i pavarur i studenteve ngriti peticion ku kërkuan nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH), të subvencionon studentët që jetojnë jashtë Shkupit për udhëtim, por edhe pse peticioni mori qindra nënshkrime, MASH nuk e pa të udhës të merr parasysh këtë kërkesë të studentëve
Zenel MIFTARI
Shkup, 14 qershor – Rritja e çmimit të derivateve të naftës pas kalimit të masave kundër krizës, ka ndikuar drejtpërdrejtë në rritjen e çmimit të biletave të transportit mes qyteteve. Linjat e transportit që kanë shtrenjtuar biletën është linjat Shkup – Kumanovë, Shkup – Tetovë, Shkup – Gostivar dhe anasjelltas. Duke filluar nga kjo javë, bileta nga Tetova për Shkup në vend të 160 denarëve sa ishte deri më tani, është bërë 190 denarë, ndërsa bileta nga Gostivari për në Shkup nga 250 denarë do të kushtoj 300 denarë. Gjithashtu edhe bileta për në Kumanovë ka shënuar rritje, ku nga 150 denarë sa ka kushtuar deri më tani, është çmimi i biletës një drejtimesh është bërë 170 denarë. Ndaj rritjes së çmimeve të biletave të transportit, një grup i pavarur i studenteve ngriti peticion ku kërkuan nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH), të subvencionon studentët që jetojnë jashtë Shkupit për udhëtim, por edhe pse peticioni mori qindra nënshkrime, MASH nuk e pa të udhës të merr parasysh këtë kërkesë të studentëve. Studentët kanë deklaruar se nëse para një viti bileta kthyese nga Kumanova për në Shkup, ka kushtuar 200 denarë nga kjo javë bileta kthyese do të kushtoj 340 denarë.
Studenti Abedin Ismaili për gazetën KOHA, ka deklaruar se çdo ditë e më shumë jeta e studentëve po vështirësohet. “Bëjmë thirrje deri te institucionet shtetërore të ndërhynë në treg dhe të mos lejojnë të ketë rritje stratosferike të çmimit të biletave. Për brenda një viti bileta kthyese nga Shkupi për në Kumanovë është më e shtrenjtë për 140 denarë, ku me këtë shumë të parave një studentë ka mund të harxhoj për një racion ushqimor. Tani është barazuar çmimi i udhëtimit me marrjen e një banese me qira në Shkup”, deklaroi Ismaili. Ai shtoi se institucionet shtetërore nuk e kanë marr parasysh aspak peticionin e tij që e ngriti pikërisht për shkak rritjes së çmimit të biletave e cila bëhej e papërballueshme jo vetëm për studentët por për të gjithë që udhëtojnë çdo ditë për Shkup.
Gjithashtu edhe Parlamenti studentor në Universitetin Shën Kirili dhe Metodi, ka reaguar vazhdimisht për rritjen e çmimit të biletave dhe ka bërë thirrje për gjetjen e një zgjidhje mes palëve të përfshira, por kërkesat e tyre kanë rënë në vesh të shurdhër.
Nga kompanitë transportuese thonë se janë të detyruar të rrisim çmimin e biletave të udhëtarëve për shkak rritjes së çmimit të derivateve të naftës, ku siç thonë ata, ditëve të fundit është rritur për gati 10 për qind. Rritja e çmimit të biletave për Shkup, drejtpërdrejt cenon xhepin e studenteve por edhe të atyre të cilëve punojnë në Shkup. Studentët thonë se çmimi i biletës për në Shkup është rritur gati se dyfishë. Drejtori i Rule Turs, Masar Omeragiq, ka deklaruar se rritja e çmimit të biletave varet krejtësisht nga rrija e çmimit të derivateve të naftës dhe nuk varet nga vet ata. “Rritja e fundit e çmimit të biletave të autobusit ka ndodhur para tre muajve, kur çmimi i naftës ishte rreth 75 denarë, ndërsa me rritjen e çmimit të naftës disa transportues vendosën të rrisin edhe çmimet e biletave për rreth 15 për qind”, Omeragiq. Ndryshe, kërkesat e studentëve dhe organizatave të tyre për të vendosur kontroll në rritjen e çmimit të biletave asnjë nga institucionet nuk i kanë marrë parasysh. Nga institucionet shtetërore thonë se transportueseve privat u takon të vendosin vet çmimet e biletave dhe se nuk mund të ndërhynë. (koha.mk)