Sipas një studimit të fundit të kryer nga CIES, vlera e futbollistit shqiptar shkon deri në 68 milionë euro. Elseid Hysaj vazhdon me formën fantastike te skuadra e Napolit dhe te Kombëtarja e Shqipërisë. Andaj ai ka pasur rritje të madhe në vlerën e tij Hysaj tani kushton plotë 68 milionë euro, 3 milionë më shumë se mbrojtësi i Arsenalit, Hector Bellerin. Të interesuara për futbollistin shqiptar janë shumë klube. Madje, presidenti i Napolit, De Laurentiis para disa dite kishte thënë se 50 milionë për Hysajn janë të mjaftueshme.
“Unë kam thënë që 50 milionë euro janë të mjaftueshme për lojtarin. Kush ofron këtë shifër, e merr Hysajn”.
Mbetët të shihet se a do t’i bëjë ballë ofertave për Hysajn skuadra e Napolit. Shqiptari gjatë mini-afatit dimëror është kërkuar me ngulm nga skuadra e Manchester Unitedit