Shkup, 31 korrik – Qarkullimi në tregtinë me pakicë, në qershor të këtij viti në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar është rritur në grupin e Tregtisë me pakicë të ushqimit, pijeve dhe duhanit dhe atë në mënyrë nominale për 8,2 për qind, ndërsa realisht për 5,9 për qind.
Sipas të dhënave të mëparshme të Entit shtetëror statistikor, në grupin e Tregtisë me pakicë me produkte jo ushqimore, përveç derivateve, qarkullimi në mënyrë nominale është rritur për 10,4 për qind, ndërsa realisht për 7,9 për qind, ndërsa në Tregtinë me pakicë, përveç tregtisë me derivate rritja nominale është 9,3 për qind, ndërsa realisht 7,5 për qind.
Në grupin Tregti me pakicë me derivate për automjete, megjithatë, qarkullimi në mënyrë nominale është rritur për 13,3 për qind, ndërsa realisht është zvogëluar për 4,2 për qind.