Shkup,31 tetor – Në tregtinë me pakicë, në shtator të këtij viti në krahasim me shtatorin e vitit të kaluar, statistika ka evidentuar qarkullim të rritur në grupet: “tregti me pakicë me ushqim, pije dhe duhan” për 8,6 për qind, “tregti me pakicë me produkte joushqimore, përveç karburantit për 6,1 për qind) dhe në “tregti me pakicë, përveç tregtisë me karburante” për 7,8 për qind.
Siç publikoi sot Enti shtetëror për statistikë, në grupin “tregti me pakicë me karburant automobilistik”, qarkullimi në mënyrë nominale është rritur për 16,6 për qind, ndërsa realisht është zvogëluar për 1,3 për qind.