Numri i viktimave në masakrën në Kolexhin politeknik në Kerç u rrit në 19 persona, ndërsa 52 janë hospitalizuar për shkak të lëndimeve, kumtuan burime mjekësore lokale.
Sipas zëvendëskryeministrit të Republikës së ashtuquajtur ruse Krime, Igor Mihajliçenko, kryerësi i masakrës ka hapur zjarr pas shpërthimit që ndodhi në kolexh.
“Të shtënat ishin pas shpërthimit. Motivet janë të panjohura, hetuesit punojnë”, potencoi Mihajliçenko.
Paraprakisht u publikua se një nxënës ka hyrë në kolexh dhe ka filluar të gjuajë ndaj të pranishmëve, ndërsa pastaj është vetëvrarë.
Zëdhënësja e Komitetit Hetimor të Rusisë, Svetlana Petrenko deklaroi se nxënësi 18-të vjeçar Vlladisllav Roslakov ka arritur në kolexh me pushkë dhe ka filluar të gjuajë ndaj të pranishmëve.
Roslakov ishte nxënës i vitit të katërt. Trupi i tij me plagë nga armë zjarri është gjetur në bibliotekën në katin e dytë. Ai nuk ka pasur dosje kriminele, nuk ka qenë agresiv, ka qenë nxënës shembullor dhe ka marrë bursë.