Prishtinë, 20 maj – Numri i përfituesve të pensioneve ushtarake, pra veteranët e luftës së vitit 1998-99 në Kosovë, në tremujorin e parë të vitit 2020 është rritur dhe aktualisht është 38.205 persona, njoftoi sot Agjencia e Statistikave të Kosovës.
Sipas të dhënave të publikuara në raportin “Statistikat e gjendjes sociale në Kosovë” për tre mujorin e parë të këtij viti, nga 38 mijë e 232 veteranë sa ishin në janar të vitit 2019, në dhjetor e kaluar numri ra në vetëm 38 mijë e 101 veteranë. Megjithëse, në tre muajt pasues, në fakt marsin e këtij viti ky numër u rritë për 104 persona.
Sipas rezultateve të publikuara në raportin më të ri, ndihmë sociale shfrytëzojnë 24.198 familje me gjithsej 98.070 anëtarë në Kosovë, ndërsa shfrytëzues të ndihmës materiale për familjet me fëmijë me aftësi të kufizuara janë 2.358 familje.