Shkup, 18 qershor – Në pesë muajt e parë të vitit vërehet rritje të numrit të vendimeve të anonimizuara dhe të publikuara në faqen e internetit të Gjykatës Themelore Shkup 2.
“Në periudhën nga 1 janari e deri në 31 maj të këtij viti Gjykata Themelore Shkup 2 ka anonimuar gjithsej 4.289 vendime, që, është për 3.449 vendime më tepër lidhur me periudhën e njëjtë në vitin 2017 kur janë anonimizuar gjithsej 840 vendime”, theksohet në kumtesën e Gjykatës.
Nga atje theksojnë se në periudhën 1 janar e deri në 31 dhjetor të vitit 2017 në faqen e internetit të Gjykatës janë publikuar gjithsej 4.265 vendime.
Nga Gjykata thonë se do të vazhdojnë me anonimizimin dhe publikimin e rritur, të vazhduar dhe permanent të vendimeve të përgatitura gjyqësore në faqen e internetit të Gjykatës me qëllim të transparencës dhe afrimit më të madh të punës së Gjykatës deri te qytetarët.