Bruksel, 6 qershor – Numri i rasteve të vdekjes si pasojë e mbidozimit nga droga po rritet në vendet nga Bashkimi Evropian tregon raporti vjetor i Qendrës Evropiane mbikëqyrjen e narkotikëve dhe varshmërisë. Rritja e numrit të rasteve të vdekjes, qasja e vazhdueshme deri te substancat e reja psikoative dhe kërcënimi për shëndetin, lidhur me narkotikët sintetik, janë mes problemeve, të theksuara në raport. Në dokument theksohet se është vërejtur qasje e rritur e kokainës, gjegjësisht mbi 93 milionë evropianë kanë provuar drogë gjatë jetës së tyre. Në vitin 2015, në Evropë janë regjistruar 8441 raste të vdekjes nga mbidozimi me drogë, kryesisht me heroin. Sipas të dhënave të fundit, numri i rasteve të vdekjes lidhur me përdorimin e metadonit është më madh nga numri i rasteve të vdekjes nga përdorimi i heroinës në Danimarkë, Irlandë, Francë dhe Kroaci. Narkotikët e ri po bëhen sfidë serioze për shëndetin publik në Evropë. Këto narkotikë të ashtuquajtur “droga disenjuese” nuk janë përfshirë nga listat ndërkombëtare për kontroll. Sistemi i BE-së për paralajmërim të hershëm vitin e kaluar ka regjistruar 66 substanca të reja psikoaktive. Në Evropë dhe Amerikën Veriore drogat sintetike janë fuqi e madhe e veprimit, të ngjashme ma atë të heroinës dhe morfinës janë kërcënim gjithnjë e më i madh për shëndetin. Mes viteve 2009 dhe 2015 në Evropë janë regjistruar 25 droga të reja sintetike.