Maqedoninë në shkurt të këtij viti e kanë vizituar 36.869 turistë të cilët kanë realizuar 79.860 bujtje që paraqet rritje të numrit të turistëve për 13,6, ndërsa i numrit të bujtjeve për 10,3 për qind në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë, numri i turistëve vendor në shkurt të këtij viti, në krahasim me të njëjtin muaj të vitit 2016, është rritur për 15,9 për qind, ndërsa numri i turistëve të huaj është rritur për 12,2 për qind. Numri i bujtjeve të turistëve të huaj është zvogëluar për 1,1, ndërsa numri i bujtjeve i turistëve të huaj është rritur për 17,8 për qind.
Në periudhën janar-shkurt të vitit 2017, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, numri i turistëve është rritur për 13,4 për qind. tek turistët vendor ka rritje për 12,7, ndërsa tek turistët e huaj për 13,9 për qind. Numri, madje, i bujtjeve është rritur për 11,1 për qind. Tek turistët vendor ka rritje për 4,2, ndërsa tek turistët e huaj për 16,6 për qind.