Është rritur numri i të vdekurve në të paktën 14 persona dhe 3 të plagosur, si pasojë e dy zjarreve që kanë shpërthyer në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Rijad, raporton Anadolu Agency (AA). Në deklaratën e publikuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Mbrojtjes Civile është theksuar se, si pasojë një zjarri në një punëtori zdrukthëtarie, në një lagje të kryeqytetit kanë humbur jetën të paktën 10 punonjës, ndërsa janë plagosur 3 të tjerë.
Nuk janë publikuar informacione rreth nacionaliteteve të punonjësve, ndërsa theksohet se ka nisur hetimi rreth ngjarjes. Ndërkohë në një zjarr tjetër në kryeqytetin e Arabisë Saudite kanë humbur jetën 4 persona të tjerë të cilët janë ndikuar nga tymi. Gjithashtu është theksuar se janë bërë intervenimet e nevojshme në zjarret dhe se janë marrë nën kontroll.