Rritet numri i të prekurve nga gripi

Shkup, 6 shkurt – Temperaturat pranverore në këtë periudhë të vitit vazhdojnë të mbushin me pacientë ambulancat dhe klinikat në Shkup. Qytetarët që anketuam në hyrje dhe dalje të institucioneve në fjalë ankohen për temperaturë të lartë dhe ethe. Siç thonë të njëjtit, kjo valë e viruseve vjen si rezultat I motit të ngrohtë në këtë sezon të dimrit.

“Po, me temperaturë e kam vajzën. Për çka tjetër ankohet? Më shumë temperaturë, deri 38.5, tash po sjell për kontrolle”.

“Kollitje, ethe, temperaturë, më shumë po na japin Amoksikllav, çaj të pimë. Mendoj se koha shumë e nxehtë për kohën që është, duhet të jetë pak më ftohtë, borë të ketë. Viruset vijnë prej motit, është koha për borë, borë nuk ka, si pranverë”.

Edhe mjekja e përgjithshme, Jovanka Kosotosvska deklaron se në të shumtën e rasteve ngatërrohen simptomat e ftohjes me ato të gripit si rezultat I ndryshimit të madh të temperaturave gjatë ditës dhe natës. Siç thotë ajo, këtë më vështirë e përballojnë personat me sëmundje kronike dhe kardiovaskulare.

Simptomat më të shpeshta të gripit janë temperatura e lartë dhe ethet, dhimbje në gjithë trupin dhe dhimbje në fyt. Më vështirë e përballojnë personat me sëmundje kronike, posaçërisht ata me astmë si dhe diabetikët dhe ata me sëmundje kardiovaskulare. Në këtë rast, këto pacientë më shumë I nënshtrohen infeksioneve. Edhe të fëmijët janë simptomat e njëjte por gjithashtu edhe probleme me stomakun, vjellje, ethe dhe temperaturë të lartë – tha Jovanka Kostovska, mjeke.

Gjithashtu, mjekja Kostovska këshillon qytetarët që mos të qëndrojnë në ambiente më shumë njerëz, sa më shumë të ajrosen hapësirat e qëndrimit si dhe të konsumohen sa më shumë lëngje dhe Vitamina C./alsatm/