Shkup, 2 mars – Gjatë javës së tetë të vitit 2018 (nga 19.02.2018 – 25.02.2018), në Republikën e Maqedonisë janë raportuar 4.258 raste të gripit, krahasuar me javën e kaluar ka një rritje prej 14% të numrit të të sëmurëve.
Krahasuar me sezonin e kaluar ka një rritje të numrit të të sëmurëve për 19 herë.
Sipas moshës, gjatë javës së tetë numri më i madh i të sëmurëve– 2.498 janë regjistruar në grupmoshën 15-64 vjet, ndërsa incidencë më e lartë prej 419,1/100.000 banorë tek fëmijët nga 5-14 vjet.
Këtë javë numri më i madh i të sëmurëve (673) është raportuar në QSHP Shkup, ndërsa incidencë më e lartë (857,5/100.000 banorë) është regjistruar në NJR Kavadar.