Athinë, 27 janar – Për të dytën ditë me radhë në Greqi është regjistruar rritje e numri të rasteve të reja me Kovid-19, ndërsa sot janë kumtuar 858 të infektuar të rinj, numër më i lartë në 15 ditët e fundit , njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Në 24 orët e kaluara kanë vdekur 32 persona, ndërsa 274 qytetarë janë të lidhur në aparate në Repartet për kujdes intensiv.
Shqetësim te epidemiologët në Greqi shkaktoi zona Atika, rajoni më i gjerë i Athinës, duke pasur parasysh se çdo ditë, pothuajse gjysma e të infektuarve të rinj janë në këtë pjesë të vendit.
Sot nga 858 raste, 409 janë në zonën konkrete.
Ministri i Shëndetësisë në Greqi, Vasilis Kikilas në konferencën e sotme për shtyp tha se në Atikë, aktivë janë 2.374 raste, gjë që i shqetëson.
Që nga fillimi i epidemisë në Greqi janë regjistruar 154.083 raste pozitive. ndërsa kanë vdekur 5.724 persona.