Podgorica, 24 mars – Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik të Malit të Zi, Dr. Boban Mugosha, tha se nga 34 pacientët e testuara, sot 18 prej tyre ishin pozitiv ndërsa vetëm 15 pacient ishin nga qyteti i Tuzit.
“Situata është shumë e rrezikshme. Është një virus shumë infektues që përhapet shumë lehtë dhe mund të infektojë një numër të madh njerëzish”, tha Mugosha, duke përmendur efektet shkatërruese të përhapjes së mundshme të virusit.
“Tuzi ka një popullsi prej 15.000, nëse zgjerohet vetëm në vetëm 40 përqind të popullsisë, që bën 6,000, nga ata 6.000 do të merrnin 1.200. Nga ai numër, 300 do të përfundonin në respirator dhe 150 të paktën të vdisnin. Kjo është një situatë drastike, apeloj të dëgjohet kjo që them, se sensi i zakonshëm vazhdon, që popullata të mbetet në shtëpi, që të mos dalë jashtë, ata që kanë ndonjë simptomë si të ftohtit, duhet të izolohen në dhoma të veçanta”, tha ai.