Numri i infektimeve të reja me virusin korona, në vendin tonë është rritur ditëve të fundit. Të dhënat e publikuara dje nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP), tregojnë se nga 3.593 testeve të kryera, janë regjistruan 47 raste të reja me virusin korona si dhe 14 kanë fituar betejën me virusin korona. Derisa asnjë pacient nuk e ka humbur jetën.
Numri i rasteve aktive është 359, nga të cilët 130 janë në Shkup.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, njoftoi dje nga Manastiri se do të vendosen masa kufizuese për personat e pa vaksinuar ku ka mundësi për tubime masive, ngjarje publike, hyrje në vende publike.
“Kufizimet në vende të tilla do të zbatohen edhe për fëmijët që nuk janë vaksinuar. Ne nuk do të kemi zgjidhje tjetër veçse të vendosim një formë kufizimi. Masat janë diskutuar dhe ne do të diskutojmë në mënyrë shtesë për të mbrojtur të gjithë popullatën tjetër”, u shpreh Filipçe.
Sipas tij, Ministria e Shëndetësisë, vendi ynë ka shkallën më të lartë të vaksinimit në krahasim me shumë vende të rajonit dhe madje edhe në këtë pjesë të Evropës.