Nga dita në ditë rritet numri i rasteve të reja me Kovid-19 në Greqi, ndërsa sot Organizata kombëtare për shëndet publik kumtoi për 124 të sapo sëmurë, prej të cilëve 15 janë nga testet e bëra në pikat hyrëse në shtet, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Sipas mediave greke, numri më i madh i rasteve të reja janë në Selanik dhe Athinë, nga 22 persona të sëmurë, në Evros ka 18 – të gjithë janë nga një dasmë e mbajtur, ndërsa në Larisa të infektuar janë gjashtë mjekë nga dy spitale.
Sot ishte kumtuar edhe një rast i vdekjes me çka numri i të vdekurve u rrit në 210 persona, ndërsa nga fillimi i epidemisë janë regjistruar 4.973 raste të virusit korona.
Kryeministri grek Kirjakos Micotakis, duke folur në mëngjes në mbledhjen përmes video konferencës me ministritë kompetente dhe epidemiologët për Kovid-19 tha se “numri i rritur i rasteve i detyrohet zbutjes së masave në brendësinë e vendit në lidhje me masat gjatë korrikut”, dhe u porositi qytetarëve të mbajnë maska në hapësira të mbyllura dhe jashtë nëse ka rrëmujë, pore dhe të mos u besojnë teorive të komplotit.
“Maska duhet të bëhet menjëherë shoqëruesi ynë i përhershëm, siç janë çelësat, syzat, celulari ynë. I shmangim tubimet masive dhe argëtimin në vende me shumë njerëz. Dhe gjithsesi, i hedhim poshtë teoritë e komplotit të cilat bëjnë thirrje në disiplinë në lidhje me masat që janë rekomanduar, jo nga shteti, por nga shkencëtarët profesional, me qëllim që të mbrohet shëndeti publik i të gjithëve”, tha Micotakis.