Athinë, 14 korrik – Në 24 orët e fundit në Greqi janë regjistruar 58 raste të reja me Kovid-19, prej të cilëve 28 janë pas testeve të bëra në pikat hyrëse në vend, bëri të ditur Organizata Kombëtare për Shëndet Publik.
Sipas mediave greke, midis 30 rasteve të tjera, edhe gjashtë janë te turistët, të cilët vullnetarisht janë testuar gjatë qëndrimit të tyre në Greqi. Nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 3.883 raste me Kovid-19 në Greqi.