Shkup, 30 mars – Numri i punonjësve në industri në shkurt të këtij viti në krahasim me shkurtin e vitit të kaluar është rritur për 6,3 për qind. Në dy muajt e parë të këtij viti krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar janë evidentuar për 6,1 për qind më shumë punonjës në industri, raportoi sot Enti Shtetëror për Statistikë.
Muajin e kaluar krahasuar me shkurtin e vitit 2017 rritje prej 0,8 për qind ka në sektorin “Miniera dhe nxjerrjen e gurit”, prej 7,1 për qind në “industrinë e përpunimit”, ndërsa rënie prej 0,6 për qind në “furnizimin me energji elektrike, gaz, avull dhe klimatizim”.
Sipas grupeve kryesore industriale, numri i punonjësve në industri në shtator të këtij viti, në krahasim me shkurtin e vitit të kaluar shënon rritje tek “produktet intermediare, përveç energjisë”, për 12,5 për qind, “produkte kapitale” për 19,2 për qind dhe “produktet jo të përhershme për konsumim të gjerë”, për 1,2 përqind ndërsa rënie është shënuar te “energjia” për 0,9 për qind dhe “produkte të përhershme për konsumim të gjerë” për 0,3 për qind.