Rreth 100.000 njerëz në Maqedoni kanë sëmundje obstruktive të mushkërive (HOBB). Vazhdimisht po rritet numri në Klinikën Universitare për Pulmologji. Rritja e numrit të pacientëve me HOBB është për shkak ekspononim të tyre ndaj faktorëve të caktuar të dëmshëm para se gjithash pirjes së duhanit, ndotjes së ajrit… Në vitin 2017 janë regjistruar 2.800 pacientë. Këtë vit deri tani janë regjistruar më shumë se 2.700 pacientë dhe pritet ky numër deri në fund të vitit të jetë edhe më i madh krahasuar me vitin paraprak.
Këtë sot e theksoi drejtori i Klinikës, Dejan Dokiq në shënimin e Ditës botërore të sëmundjes kronike obstruktive të mushkërive – 21 Nëntorin, organizuar nga Shoqata respiratore e Maqedonisë.
Sipas tij, me çdo ndotje të ajrit pavarësisht nëse bëhet fjalë për grimca PM apo gazra të ndryshme ndotës të ajrit, të cilët janë oksidues, materie të cilat i bëjnë dëm sipërfaqes së qelizave, vjen deri në ndezje dhe simptoma siç janë grithja e fytit, djegieje e syve, teshtija., gojë e thatë, frymëmarrje e vështirësuar, ngushtim në kraharor etj.
Shoqata respirator e Maqedonisë sot organizon takim profesionist me temë “Sëmundja kronike obstruktive e mushkërive – asnjëherë shumë herët, asnjëherë më vonë” dhe promovimin e udhërrëfyesit evropian për trajtimin e varësisë nga duhani.