Në vitin shkollor 2016/2017 në shkollat e rregullta fillore në Maqedoni janë evidentuar 192.715 nxënës që paraqet rritje për 3,6 për qind në krahasim me vitin shkollor paraprak, kumtoi sot Enti Shtetëror për Statistikë. Në shkollat e mesme, ndërkaq, janë regjistruar 76.394 nxënës që paraqet ulje për 4,9 për qind në krahasim të vitit shkollor paraprak.