Tetovë, 6 qershor – Asnjë viktimë dhe një person i lënduar rëndë janë pjesë e pasojave në gjithsej 77 aksidente trafiku që gjatë majit kanë ndodhur në rajonin e Tetovës, informojnë nga SPB Tetovë.
Edhe pse numri i aksidenteve është për 10 raste më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë vitin e kaluar atëherë ka pasur një viktimë dhe gjashtë të lënduar rëndë.
Nga pasojat e tjera nga aksidente në muajin e kaluar të këtij viti, 26 persona kanë përfunduar me lëndime të lehta ndërsa në 43 aksidente janë shkaktuar vetëm dëme materiale që gjithsej vlerësohet në mbi katër milionë e 600 mijë denarë.
Më së shumti nga aksidentet ose 54, sërish kanë ndodhur në vendbanim para së gjithash në rrugët e Tetovës ku ka pasur 38 incidente të këtilla dhe drejt bulevardeve “Ilindenska”, “Marshal Tito” dhe “Video Smilevski-Bato”, pastaj rrugën rajonale Tetovë-Pirok me 17 aksidente, ndërsa në autostradën Gostivar-Tetovë-Shkup ka pasur 14 aksidente të këtilla.
Arsye më e shpeshtë për aksidentet edhe në muajin e kaluar ka qenë shpejtësia e papërshtatur gjegjësisht vozitja e shpejtë me 17 raste, ndërsa menjëherë pastaj kryerje jo e rregullt e veprimit si arsye për 15 incidente.
Njëkohësisht, në muajin e kaluar në rajonin e Tetovës nga ana e policisë gjithsej janë kontrolluar 4.099 automjete me ç’rast janë zbuluar 1.329 lloje të ndryshme të kundërvajtjeve.
Kundërvajtjet e zbuluara janë sanksionuar me 664 urdhëresa pagesore mandatare, 479 urdhëresa pagesore kundërvajtëse dhe me 168 paralajmërime me shkrim për shkelësit tregon statistika policore.