Niveli i Liqenit të Ohrit rritet dhe sipas të dhënave më të reja të Drejtorisë për punë hidrometeorologjike është tetë centimetra mbi minimumin e lejuar. Gjendja javore hidrologjike tregon se nivelet e ujit në të gjitha lumenjt janë nën mesataren për muajin mars. Posaçërisht të ulëta janë nivelet e Crna Rekës afër Novacit dhe Drinit të Zi afër Llozhanit, ndërsa më afër mesatares janë nivelet e Kriva Rekës afër Pallankës, Vardarit afër Velesit dhe Shushevës afër Strumicës.