Shkup, 6 qershor – Pothuajse dyfish më i lartë është niveli i lumit Pçinja afët Katllanovës, ndërsa për shtatë herë më i ulët nga mesatarja e nivelit të Drinit të Zi, tregojnë matjet e sotme meteorologjike.
Rritje për 33 centimetra shënon edhe Vardari afër Demir Kapisë, ndërsa ula e nivelit ka edhe te Cërna afër Novacit, Kriva Rekës afër Kriva Pallnakës dhe Vardarit afër Jegunocit dhe Zajçev Rid.
Nivelet e lumenjve të tjerë janë në suaza të mesatares për në qershor.
Liqeni i Ohrit, ndërkaq, është 14 centimetra mbi maksimumin e lejuar, ndërsa në Liqenin e Dojranit 15 centimetra mbi nivelin maksimal të lejuar të ujit.