Ankara – Rritet në 273 numri i personave që kanë humbur jetën nga tërmeti 7.1 ballë që goditi ditën e martë Meksikën. Në një deklaratë të publikuar nga Presidenca e Meksikës theksohet se si pasojë e tërmetit kanë humbur jetën 273 persona nga të cilët 137 prej tyre në kryeqytetin Meksiko. Gjithashtu në deklaratë konfirmohet se rajoni Morelaos ku kanë humbur jetën 73 persona është një prej rajoneve më të prekura prej tërmetit. Në tërmetin 8.1 ballë të ndodhur më 8 shtator në Meksikë humbën jetën 96 persona.