Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të thata.
LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme, shpejtësi të adaptuar të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur në komunikacion.
Nëpër grykat malore është e mundur rrëshqitja e dheut, veçanërisht në akset rrugore: Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovë.
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është i rritur.
Në VK Tabanoc është vërejtur frekuencë e rritur e automjeteve, ku koha e pritjes për dalje nga shteti, është prej 30 deri 45 minuta. Në vendkalimet tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë, nu ka pritje më të gjata përhyrje dhe dalje nga shteti.