Shkup, 13 mars – Dyfish janë rritur nivelet e ujërave të Sateskës afër Botunit, Treskës pranë Makedonski Brodit dhe Vardarit pranë Zajçev Rid në krahasim mesataren për marsin, tregojnë matjet e sotme hidrologjike.
Sipas DPHM, Vardari pranë Jegunovcit, Velesit dhe Demir Kapisë, si dhe Pçinja afër Banjës së Katllanovës shënojnë rritje të caktuara, Bregallnica dhe Krivareka nuk kanë rritje të dukshme, ndërsa Cërnareka afër Novacit është nën mesatare.
Nivelet e liqeneve janë pothuajse të pandryshuara.