Deklarimi i qytetarëve në komunat Dibër dhe Qendër Zhupë në referendum zhvillohet pa ndërprerje, pa asnjë problem dhe krahasuar me orët e para të mëngjesit dalshmëria ngadalë po rritet.
“Nga gjithsej 18.318 qytetarë me të drejtë vote, deri në orën 11 kanë votuar 865 apo rreth 5 për qind. Në të gjitha 27 vendvotimet të cilat janë hapur në kohë, në orën 7, votimi zhvillohet pa ndërprerje. Dalshmëri më të madhe presim veçmas në orët e pasdites”, ka deklaruar Elmira Bakalli, kryetare e KKZ- Dibër.
Deklarimi në referendum, e cila ka filluar në orën 7 pa asnjë problem zhvillohet edhe në komunën Qendër Zhupë, ka konfirmuar kryetari i KKZ, Eran Zuber.
Sipas Zuberit, në vendvotimin e vetëm të kësaj komune janë regjistruar 6.686 votues. Të drejtën e votimit deri në orën 11 e kanë realizuar 402 persona apo 6 për qind nga numri i përgjithshëm i votuesve. Votohet në 16 vendvotime.