Turqia e ka lëshuar një urdhërarrest për një punonjës tjetër të Ambasadës së SHBA-së në Ankara, një javë pas arrestimit të një konsullori, raportojnë mediat vendore. Arrestimi i konsullorit dhe qytetarit turk, Metin Topuz, javën e kaluar në Stamboll ka shkaktuar marrëveshje diplomatike, duke i nxitur të dy palët ta ndalin dhënien e vizave, transmeton Express. Topuz u arrestuar nën akuzat për spiunazh dhe dyshimet se ka lidhje me klerikun që jeton në SHBA, Fethullah Gulen, të cilin Turqia e akuzon për orkestrimin e puçit të dështuar vitin e kaluar. Megjithatë, autoritetet turke nuk i kanë bërë të ditura arsyet e urdhërarrestit të lëshuar sot. Turqia i ka kërkuar Uashingtonit ta rishikojë vendimin për suspendimin e të gjitha shërbimeve të vizave jo-emigrante, i cili u mor dje si përgjigje ndaj arrestimit të javës së kaluar. Ministria e Jashtme e Turqisë tha sot se ndalja e dhënies së vizave është duke shkaktuar tensione të panevojshme. Por, edhe Turqia i ka suspenduar të gjitha shërbimet e vizave sot.