Në vend që të qetësohet situata, sjellja e udhëheqësve shqiptarë çon në një rritje të tensioneve politike në vend.
Partia Socialiste në opozitë ka dorëzuar një kërkesë të nënshkruar nga 55 deputetë për të shkarkuar Presidentin Ilir Meta, i cili nga ana e tij ka mundësinë për të shpërndarë parlamentin. Kryeministri Edi Rama vazhdon aktivitetet zgjedhore ndërsa opozita e bashkuar ka paralajmëruar protesta të përditshme anembanë vendit.
Pas dorëzimit të kërkesës në parlament për shkarkimin e kreut të shtetit, që pritet shumë shpejt të gjendet në rendit e ditës, nga kabineti i Metës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) Klement Zguri është dorëzuar kërkesë për numrin e saktë të deputetëve në përbërjen e tanishme të Parlamentit, identitetin e tyre të plotë dhe nga cilat njësi zgjedhore vijnë.
Në mëngjes, duke e komentuar nismën për shkarkimin e tij Meta tha se ai u zgjodh nga parlamenti “, sigurisht jo si ky, por një Parlament plotësisht i ligjshëm” që do të thotë se Parlamenti jo i plotë për të është legjitim. Në Sallën e Kuvendit ka 123 vende, nga gjithsej 140, sa duhet të ketë.
Në pozitën e kreut të shtetit shqiptar, me mandat pesëvjeçar, u zgjodh nga përbërja e mëparshme e Parlamentit, në fund të prillit 2017 dhe mori detyrën në qershor.
Ndërkohë, kryeministri dhe udhëheqësi socialist Edi Rama nuk heq dorë. Koalicioni zgjedhor “Aleanca për Shqipërinë Europiane” i udhëhequr nga socialistët vazhdon me aktivitetet zgjedhore kategorikisht, duke argumentuar se më 30 qershor do të mbahen zgjedhjet lokale.
Nga ana tjetër, opozita e bashkuar shqiptare sot tha se vazhdon “shumë më fortë” me protestat. Protestat do të mbahen në të gjitha qytetet e vendit dhe, ndoshta, të shtunën tjetër, do të organizohet një “protestë kombëtare” e madhe, e cila do të jetë e nënta me radhë. (koha.mk)