Shkup, 14 shkurt – Shpenzimet për jetë dhe çmimet me pakicë në janar të këtij viti janë rritur për 0,1 për qind në krahasim me muajin paraprak, ndërsa në krahasim me janarin e vitit 2019 shënojnë rritje prej 0,6 për qind, informon Koha.mk
Sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistikë, rritje të shpenzimeve të jetës në janar në krahasim me muajin paraprak është vërejtur te perimet e freskëta dhe të ftohta përveç patates dhe fruta të tjera rrënjësore për 1,7 për qind, pemët e freskëta dhe të ftohta për 1,0 për qind, prodhimet ushqimore, të papërmendura në vend tjetër për 0,6 për qind, qumështi, djathi dhe gjiza për 0,3 për qind, buka dhe drithërat, sheqeri, marmelada, mjalti, çokollata dhe prodhimet konditore, pijet alkoolike për 0,2 për qind.
Rritje të shpenzimeve për jetë ka edhe te shërbimet tjera financiare të papërmendura në vend tjetër për 34,3 për qind, aparatet elektrike për higjienë personale për 4,3 për qind, biçikletat për 3,0 për qind, karburantet e lëngshme për amvisëri, pako-aranzhmanet turistike për 1,9 për qind, gazi për amvisëritë për 1,5 për qind telefoni dhe pajisja telefaks për 1,4 për qind, karburantet dhe lubrifikantë për mjete personale transportuese për 0,9 për qind, materialet tjera të shtypura për 0,8, automjete motorike për 0,7 për qind, enë të qelqit, pjata dhe vegla për amvisëri për 0,6 për qind aparate të vogla elektrike për amvisëritë, kopshti, bimët dhe lulet, sallone parukerie dhe qendrat për zbukurim për 0,5 për qind, stoli ari, orët dhe orët e dorës për 0,4 për qind, kafshë shtëpiake dhe produke të lidhura, shërbime hotelierike për akomodim për 0,3 për qind, mirëmbajtje dhe rregullim të mjeteve transportuese personale, lojërat, lodrat dhe hobi për 0,2 për qind.
Zvogëlim i shpenzimeve për jetë, sërish është vërejtur te mishi për 0,8 për qind, vera për 0,3 për qind dhe pijet e nxehta për 0,2 për qind. Zvogëlim të shpenzimeve për jetë ka edhe te transporti udhëtues ajror, pajisjet për pranim, incizim dhe riprodhim të zërit dhe fotografive për 2,5 për qind, atletet për 2,2 për qind, pajisje informatike për përpunim të të dhënave për 1,6 për qind, mediumet për incizim për 0,9, mobiljet dhe orenditë shtëpiake për 0,6 për qind, veshëmbathja për 0,4 për qind tepihët dhe mbulesat tjera të dyshemeve, prodhime tjera mjekësore për 0,3 për qind, aparatet e mëdha elektrike për amvisëri, shërbimet tjera për pajisje për transport personal, gjërat tjera personale për 0,2 për qind. (koha.mk)