Europa ka shtuar masat dhe rregullat kundër virusit korona. Në Gjermani gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitiv 5.132 persona. Kjo është regjistruar shifra më e lartë që nga prilli deri tani. Jetën në 24 orë, e kanë humbur kanë humbur 43 persona. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se është e shqetësuar nga rritja e rasteve në të gjithë Evropën.
“Situata vazhdon të jetë serioze. Ne nuk duhet të hedhim poshtë atë që kemi arritur përmes kufizimeve gjatë muajve të fundit. Këto kufizime nuk kanë qenë të lehta për askënd prej nesh.”,– deklaroi kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel.
Në Çeki ka hyrë në fuqi një bllokim i pjesshëm, teksa u regjistruan 65 viktima dhe 8617 raste të reja në 24 orëve, shifra më e lartë që prej fillimit të pandemisë.
Edhe në Kroaci janë regjistruar 748 raste të reja në 24 orë, shifra më e lartë që nga fillimi i pandemisë.
Sllovenia, gjithashtu shënoi rekord të rasteve ditore me 707 të infektuar për 24 orë.
Bullgaria ka raportuar 785 infeksione ditore në 24 orë dhe tetë vdekje. Në Holandë restorantet dhe baret janë të mbyllura pas orës 22:00.
Edhe Qeveria e Katalonjës vendosi të mbyllë baret dhe restorante për pjesën tjetër të tetorit.
Franca mund të vendosë orë policore në Paris, ku spitalet pritet të punojnë me 90% të kapacitetit deri në fundjavë.
OBSH alarmoi për 700,000 raste të reja në Evropë javën e kaluar, që është për 34% më shumë se një javë më parë. Në Europë prej fillimit të pandemisë janë infektuar 7.108.781 persona.