Mjekët pohojnë se tashmë, simptomat janë më të lehta për dallim para dy vitesh kur pacientët kishin më shumë probleme. Tash, në këtë periudhë sipas mjekëve, koronavirusi kalohet më lehtë
Urim HASIPI
Tetovë, 18 korrik – Gjithnjë është në rritje numri i pacientëve nga Tetova të cilët kërkojnë ndihmë në repartin e ndihmës së shpejtë në Tetovë, të cilët kanë simptoma me virusin korona. Zakonisht këta pacient kanë kollë të thatë, temperaturë, dhimbje fyti, dhimbje muskujsh e kështu me radhë. Sipas mjekëve në repartin e ndihmës së shpejtë në Tetovë, qytetarët kërkojnë ndihmë gjatë orëve të mbrëmjes dhe kanë simptoma të virusin korona. Ata që kanë më pak komplikime marrin trajtim adekuat në këtë repart, ndërsa të tjerët dërgohen në repartin e sëmundjeve infektive në Tetovë. “Këtyre dy javëve të fundit, kemi një fluks të madh të pacientë, ku kryesisht këta pacient që vijnë në orët e mbrëmjes pra prej orës 19 deri në orën 7 në mëngjes, kanë simptoma të gripit. Zakonisht këta pacient fillimisht hasin në gërvishtje të lehtë të fytit, temperaturë të rritur, pas dy apo tre ditëve kanë plogështi dhe kollë të thatë. Këta raste janë të dyshimta, kurse rastet më të rënda I dërgojmë menjëherë në repartin e sëmundjeve infektive, rastet më të lehtë trajtohen tek ne dhe pastaj u rekomandohet që ata trajtimin ta vazhdojnë përmes mjekut amë”, deklaroi Besnik Mustafai, mjek në repartin e ndihmë së parë në Tetovë.
Mjekët pohojnë se tashmë, simptomat janë më të lehta për dallim para dy vitesh kur pacientët kishin më shumë probleme. Tash, në këtë periudhë sipas mjekëve, virusin korona kalohet më lehtë. “Në atë kohë, simptomat ishin më agresivë dhe situata menjëherë komplikohej për pacientët, kurse tani pacientët simptomat I kanë më të lehta dhe I përballojnë më lehtë se atëherë”, nënvizon mjeku Mustafai. Mjekët apelojnë për më shumë kujdes sidomos kur qëndrojnë në ambiente të mbyllura. “Dihet se kur qytetarët qëndrojnë gjatë në ambiente të mbyllura, virusi transmetohet shumë më lehtë dhe shfaqen simptomat. Ne rekomandojmë që ata pacient që kanë simptoma të gripit apo temperaturë të rritur, fillimisht të paraqiten tek mjekët amë dhe jo të fshehin këta simptoma dhe më pas të infektojnë edhe tjerët”, shprehet mjeku Besnik Mustafai. Që nga fillimi i pandemisë numri i të infektuarve me virusin korona në Tetovë është mbi 13 mijë, ndërsa brenda ditës regjistrohen mbi 15 raste të reja me virusin korona. Numri i rasteve aktive është mbi 80, tregojnë shifrat e Ministrisë së Shëndetësisë. Mjekët nuk përjashtojnë mundësinë që gjatë periudhës që pason të ketë rritje enorme të numrit të të infektuarve me virusin korona. (koha.mk)