Shkup, 27 dhjetor– Me sukses kanë përfunduar negociatat për rritjen e pagave të të punësuarve në kampusin e klinikave “Nënë Tereza” – Shkup, bëjnë të ditur nga Sindikata e Qendrës Klinike.
Nga atje informojnë se mjekëve specialistë dhe të kuadrit mësimor-shkencor pagat do t’u rriten për dhjetë për qind, mjekësve të mjekësisë së përgjithshme dhe mjekësve e specializimit shtetëror për pesë për qind, për punonjësit shëndetësorë me arsim të mesëm, të lartë profesional kundrejt (infermierëve, akushereve, laborantëve, teknologëve radiologjikë dhe etj), si dhe personelit tjetër teknik, pagat do të rriten për tetë për qind.
Këto rritje të pagës bazë, siç bëjnë të ditur nga Sindikata e Qendrës Klinike, do të zbatohen me pagën e janarit të vitit 2019.
Për personelin administrativ në Qendrën Klinike është paraparë rritje e pagave për pesë për qind, që do të paguhet nga muaji shtator i vitit 2019.
Në këtë rast, nga Sindikata informojnë se është dakorduar që personeli administrativ si veçanërisht i trajnuar për nevojat e shëndetit publik të mbetet edhe më tej n suaza të kampusit të klinikave “Nënë Tereza”