Shkup, 28 qershor – Nivel të rritur të ujit të Vardarit tel Velesi dhe Demir Kapia, të Pçinjës tek Banja e Katllanovës dhe të “Cërna Rekës” tek Novaci në krahasim me mesataren për qershorin, tregon informata hidrologjike të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike.
Nivel më të ulët nga mesatarja për qershorin ka lumi Treska tek Makedonski Brodi, Kriva Reka tek Kriva Pallanka dhe Drini i Zi tek Llozhani.
Niveli i Liqenit të Ohrit është tre centimetra mbi nivelin e lejuar maksimal.
Niveli i Liqenit të Dojranit, madje, është tre centimetra mbi mesataren e qershorit, ndërsa 11 centimetra mbi nivelin e dakorduar maksimal, informon DPHM.