Shkup, 20 mars – Dyfish të rritura në krahasim me mesataren për marsin janë nivelet e Vardarit tek Zajçev Rid, Treska tek Makedonski Brodi, Pçinja tek Banja e Katllanovës dhe Sateska tek Botuni, tregojnë matjet e sotme hidrologjike.
Rritje shënojnë edhe lumenjtë e tjerë, përveç Cërnas niveli i ujit i të cilit është më i ulët se mesatarja, ndërsa janë rritur edhe nivelet e Liqenit të Ohrit dhe Prespës.