Shkup, 22 prill – Këshilli Drejtues i Fondit për Sigurim Shëndetësor mori vendim për rritje lineare të kuotave për të gjitha 772 farmacitë për 12.000 denarë shtesë, për shkak të alergjive sezonale dhe shpallja e epidemisë së fruthit në territorin e të gjithë shtetit, por edhe pas sondazhit të realizuar për shfrytëzimin e kuotave për në prill në farmacitë të institucioneve shëndetësore private që arrin prej 85 për qind deri në 90 për qind, njofton Koha.
Kjo rritje, theksohet në kumtesën e Fondit, është siguruar për çdo institucion shëndetësor – farmaci, përveç në farmacitë me kuotë mujore maksimale prej 650.00 denarë dhe do të vlejë vetëm për në prill.
Nga Fondi theksojnë se në mënyrë të vazhduar e ndjekin qasjen e ilaçeve me recetë dhe punojnë në sigurimin e furnizimit më të mirë me ilaçe gjatë të gjithë muajit.
Fondi vazhdon ta ndjekë me kujdes gjendjen me qasjen e ilaçeve me recetë në farmacitë. Kjo bëhet me qëllim që të siguruarit të mund të marrin ilaçet e nevojshme në farmacitë, në afërsi të vendbanimit të tyre, qëndron në kumtesë. (koha.mk)