Tetovë, 5 mars – Diçka mbi 1.500 kundërvajtje në komunikacion ka zbuluar policia në kontrollet e përforcuara të aksionit gjatë muajit shkurt në rajonin më të gjerë të Tetovës. Në kontrollet janë përfshirë mbi 4.400 automjete që është për 545 automjete më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, informuan sot nga SPB Tetovë.
Në periudhën e theksuar nga komunikacioni janë përjashtuar 190 shoferë me ç’rast 94 nuk kishin patentë shoferi, 30 e kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, 59 shoferë – fillestarë nuk u janë përshtatur kufizimeve ligjore të paraparë për këtë kategori të pjesëmarrësve në komunikacion, ndërsa gjashtë e kanë drejtuar automjetin me ndalesë të vlefshme për këtë. Me shkrim janë paralajmëruar 286 shoferë për kundërvajtjet që i kanë bërë, 90 shoferëve u janë marrë patentë shoferi, ndërsa 55 shoferëve u janë marrë lejet e qarkullimit.
Njëkohësisht nga komunikacioni janë përjashtuar 40 automjete, nga të cilët 23 për regjistrim të skaduar dhe 17 për shkak të parregullsisë së tyre teknike. Gjatë muajit shkurt policia ka përgatitur edhe 835 urdhërpagesa mandatare dhe kundërvajtëse.
Për parkim të parregullt gjegjësisht gabim, muajin e kaluar nga ana e policisë në mënyrë adekuate janë sanksionuar dhe janë marrë 186 automjete më së shumti në rajonin më të ngushtë të qytetit të Tetovës, informuan nga SPB Tetovë. (koha.mk)