Rriten kërkesat për sigurim të udhëtarëve

Shkup, 10 korrik – Kompanitë e sigurimeve vitin e kaluar kanë arritur 381.949 marrëveshje për ndihmë turistike ku bien edhe sigurimet e udhëtarëve. Numri më i madh, siç theksojnë nga kompanitë e sigurimeve, arrihen në sezonin veror. Të dhënat e Agjencisë për Supervizion të Sigurimit të Republikës së Maqedonisë tregojnë se nga viti në vit ka rritje të marrëveshjeve të arritura, kështu që në vitin paraprak janë arritur 364.092 marrëveshje për ndihmë turistike. Premiumi i përgjithshëm i plasuar ka arritur 178.514.000 denarë, dëmet e paguara 49.401.000 denarë, ndërsa numri i dëmeve të likuiduara gjatë vitit 2016 arrijnë 3020, tregojnë të dhënat e publikuara nga kompanitë e sigurimit. Sigurimi i udhëtarëve, siç theksojnë nga Viner, është një nga sigurimet e rralla, krahas atyre të obligueshme, për të cilën ekziston ndërgjegjësim i madh për rëndësinë e tij. Me policën, varësisht nga pakoja e përzgjedhur, mbulohen shpenzimet për mjekim nga aksidenti dhe sëmundja akute gjatë mjekimit spitalor dhe jashtë spitalor, operacione si dhe shpenzime për operacione, trajtim stomatologjik, kthim i mbetjeve të pasvdekjes, riatdhesim pas mjekimit të përfunduar, riatdhesim nga vendi i huaj ose nga spitali në vendin e jetesës, dorëzim urgjent i ilaçeve, akomodim me fëmijë të sëmurë në dit, vizitë e fëmijës së sëmurë, sigurim nga pasojat e aksidentit, bagazh i arritur me vonesë, humbje prej 12 dhe më shumë se 24 orë, vjedhje ose shkatërrim i bagazhit, kthim i fëmijëve pa kujdestar dhe zëvendësim i takimit të anuluar. Kompanitë disejnojnë pako nga më të ndryshmet të cilat mbulojnë rreziqe nga më të ndryshmet në pajtim me nevojat e klientëve, ndërsa çmimi është prej 30 denarë për një ditë.