Natasha Stanojeviq sqaron se janë bërë ndryshime në Rregulloren e Sigurisë Sociale të Personave të Moshuar, që zbatohet nga 13 shtatori, të cilat parashikojnë që të ardhurat e garantuara minimale të mos jenë pengesë për realizimin e së drejtës për sigurime sociale për personat e moshuar
Fisnik PASHOLLI
Shkup, 24 shtator – Shënon rritje interesimi për realizimin e së drejtës për siguri sociale të personave të moshuar, gjegjësisht të ashtuquajturin pension social. Deri më tani deri te Qendra Ndërkomunale për Punë Sociale në Shkup, kanë mbërritur 533 kërkesa për realizimin e kësaj të drejte. Pritet që kjo shifër të rritet, duke marrë parasysh se, siç bëjnë të ditur nga Qendra, janë bërë ndryshime në Rregulloren që ka të bëjë me këtë çështje dhe tani realizimi i së drejtës për një të ardhur të garantuar minimale nuk është pengesë për këtë të drejtë, pasi mund të shndërrohet nga një të drejtë në tjetër.
Personat që kanë parashtruar kërkesat në Qendër në Shkup, dorëzuan të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për të ushtruar këtë të drejtë, por siç theksojnë prej atje, ata sipas detyrës zyrtare, i kompletojnë dokumentet e nevojshme dhe i zgjidhin ato.
“Ky është numri i përgjithshëm i kërkesave të parashtruara vetëm në Shkup. Një pjesë e mirë e tyre janë zgjidhur. Ato janë kompletuar në kuptimin e dokumentacionit që palët e sjellin, ndërsa në përputhje me Rregulloren janë të detyruar ta dorëzojnë vetë, por, ekziston një pjesë e dokumentacionit të cilën në përputhje me Rregulloren jemi të detyruar të sigurojmë sipas detyrës zyrtare. Ashtu siç e plotësojmë këtë dokumentacion sipas detyrës zyrtare, ashtu i zgjidhim kërkesat”, shprehet drejtoresha e Qendrës Natasha Stanojeviq. Ajo sqaron se janë bërë ndryshime në Rregulloren e Sigurisë Sociale të Personave të Moshuar, që zbatohet nga 13 shtatori, të cilat parashikojnë që të ardhurat e garantuara minimale të mos jenë pengesë për realizimin e së drejtës për sigurime sociale për personat e moshuar.
“Presim që të rritet numri i kërkesave të parashtruara sepse deri më tani ekzistonte një pengesë, gjegjësisht ata që ishin përfitues të të ardhurave të garantuara minimale, u paraqiste problem për të realizuar të drejtën e sigurimeve sociale për persona të moshuar, gjegjësisht pension social. Ata më parë është dashur të heqin dorë nga e drejta për tre muaj, gjegjësisht të mos e përdorin atë dhe të mbesin pa asnjë të ardhur në mënyrë që të parashtrojnë kërkesë për sigurim social”, sqaroi Stanojeviq.
Tani, thotë ajo, me ndryshimet e reja ndihma e garantuar minimale nuk konsiderohet si e ardhur, që do të thotë se ata mund të parashtrojnë me automatizëm mund të parashtrojnë menjëherë dokumente për siguri sociale. “Për shembull, dy bashkëshortët e amvisërive dyanëtarëshe, të cilët më parë kanë marrë ndihmë sociale, ndërsa u është përkthyer si të ardhura të garantuara minimale, me automatizëm kjo e drejtë do t’u ndërpritet, por do të mbrohen me të drejtën e sigurisë sociale për persona të moshuar, për arsye se e drejtë më e volitshme për ta është e drejta e sigurisë sociale, meqë nëse janë përdorues të kësaj të drejte do të mund të përdorin edhe të drejtën e mbrojtjes shëndetësore përmes Qendrës”, tha Stanojeviq.
Nëse familja është shumëanëtarëshe, gjegjësisht ka pasur persona të moshuar ose një person të moshuar në amvisëri, ndërsa pjesa tjetër janë djem, vajza ose anëtarë të tjerë, ata do të vazhdojnë të përdorin të drejtën e të ardhurave të garantuara minimale, ndërsa vetëm personat e moshuar do të përjashtohen nga numri i anëtarëve, pasi ato do të mbrohen me të drejtën e sigurisë sociale për persona të moshuar. “Nëse ata janë materialisht të pasigurt në atë familje, anëtarët e tjerë do të vazhdojnë të marrin dhe të përdorin të drejtën për një të ardhur të garantuar minimale, ndërsa personat e moshuar ose personi i moshuar do të jenë përdorues të së drejtës së sigurisë sociale, si e drejtë më e favorshme për ta”, sqaroi drejtorja.
SIGURI SOCIALE PËR RRETH 6000 QYTETARË
Gjatë miratimit të Ligjit, nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale kishin parashikuar që me të do të mund të përfshihen rreth 6000 qytetarë që nuk kanë burime të tjera të ekzistencës. Ai u miratua në fund të majit të këtij viti. Sipas dispozitave të tij, të drejtën e kompensimit e kanë të cilët të gjithë personat të cilët janë qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut së paku 15 vjet dhe nuk marrin pension të pleqërisë, duke përfshirë edhe personat pa asnjë ditë stazh pune.
Për familjet ku burrat dhe gratë kualifikohen për përfitime të sigurimeve shoqërore, përfitimi do të përdoret vetëm nga një anëtar, sepse është një e drejtë e sigurimeve shoqërore dhe nuk ka lidhje me sigurimin e pensionit dhe aftësisë së kufizuar, sqaroi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. Për amvisëritë ku burrat dhe gratë kualifikohen për përfitime nga sigurimi social, përfitimin do ta përdorë vetëm njëri anëtar, meqë kjo është e drejtë e sigurimit social dhe nuk ka lidhje me sigurimin pensional dhe invalidor, sqaroi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.
Të drejtën e sigurisë sociale për persona të moshuar, qytetarët mund ta realizojnë nëse nuk posedojnë pronë dhe të drejta pronësore, të cilat mund të mirëmbahen, përveç nëse nuk janë pensionist nga Republika e Maqedonisë së Veriut ose një lloj pagese të bazuar në pleqërinë, invaliditetin ose ndonjë pengesë të vërejtur ose një shtet tjetër nuk ka fituar kurrfarë të ardhurash mbi të gjitha bazat në tre muajt e fundit para paraqitjes së kërkesës. Të drejtën e pensionit social shoqëror nuk mund ta ushtrojë personi i cili me vendim të Qendrës për Punë Sociale, strehohet për më shumë se 30 ditë në një institucion për mbrojtje sociale jashtë familjes, kujdes shëndetësor ose institucion tjetër.
Lartësia e shumës mujore të së drejtës për sigurime sociale për persona të moshuar harmonizohet me rritjen e shpenzimeve të jetesës për vitin e kaluar, të publikuara nga Enti Shtetëror për Statistikë në janar të vitit aktual. Në raste kur nuk ka rritje të shpenzimeve të jetesës për vitin e kaluar, nuk bëhet harmonizim i lartësisë së të drejtës për sigurime sociale për persona të moshuar. Përdoruesi i pensionit social ka të drejtë për kompensim në para për të mbuluar një pjesë të shpenzimeve për konsumimin e energjisë në amvisëri, për muajt nga tetori deri në mars. Përdoruesit të së drejtës për sigurim social për persona të moshuar i sigurohet edhe e drejta për kujdes shëndetësor, në përputhje me këtë ligj dhe rregullat në fushën e sigurimit shëndetësor, nëse ai / ajo nuk mund të marrë sigurim mbi baza të tjera.
PENSION SOCIAL PËR ULJEN E VARFËRISË TE PERSONAT E MOSHUAR
Ky pension, është e drejtë sociale, diçka për të cilët bëjnë të ditur edhe ekspertët, të cilët konsideronin se në këtë mënyrë kjo nuk do të jetë ngarkesë plotësuese e Fondit për sigurim pensional dhe invalidor. Ekspertët janë të mendimit se me një kornizë të vendosur në këtë mënyrë për pensionin social nuk do të përmirësohet varfëria relative, por se varfëria absolute do ta zhduket plotësisht në mesin e popullatës mbi 65 vjeçe. “Pensioni social ka një efekt të butë pozitiv në barazinë e të ardhurave në Maqedoninë e Veriut. Kushti për të marrë pension social për bashkëshortin ose partnerin jashtëmartesor të mos ketë të ardhura është tepër rigoroz dhe pamundëson arritjen e qëllimit të vendosur kryesor të pensionit social, gjegjësisht nxjerrjen e këtyre personave nga varfëria relative”, bënë të ditur nga “Financse think” në analizën “A do ta ulë pensioni social varfërinë e personave të moshuar”.