Rriten çmimet e derivateve të naftës

Me vendim të Komisionit Rregullator për Energjetikë çmimet e derivateve të naftës nga mesnata e sotme do të shtrenjtohen.

Sipas çmimeve të reja Eurosuper BS-95 do të shitet për 68.5 denarë për litër, Eurosuper BS-98 do ët shitet për 70.5 denarë për litër, ndërsa Eurodiseli do të kushtojë 61 denarë për litër.

Me vendimin e ri është rritur edhe çmimi i vajit ekstra të lehtë i cili do të shitet për 49.5 denarë për litër dhe mazutit, i cili do të shitet për 33.375 denarë për kilogram.

Këto çmime do të vlejnë për dy javët e ardhshme.