Blerja dhe shitja e prodhimeve bujqësore në tremujorin e katërt të vitit 2016 janë rritur për 39,3 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Distribuimi mujor i vlerës së blerjes dhe shitjes të prodhimeve bujqësore, sërish, tregon rritje në të tre muajt e tremujorit.
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë, te blerja e prodhimeve bujqësore nga prodhuesit individual ka rritje për 65,4 për qind, ndërsa te shitja e prodhimeve bujqësore nga prodhimtaria personale zvogëlim për 2,9 për qind.
Rritje të blerjes dhe shitjes së prodhimeve bujqësore ka te bimët industriale, kopshtare dhe foragjere, pemët, bagëtitë, shpendët dhe vezët dhe prodhimet e qumështit, ndërsa zvogëlim te drithërat, rrushi, pijet alkoolike, qumështi dhe peshku.