Tetovë, 10 gusht – Në orët e para të ditës së hënë në SPB-Tetovë personi B.H. (47) nga fshati Novo Sellë e Tetovës, ka raportuar se më datë 09.08.2020 rreth orës 23 e 30 minuta, djali i tij i mitur 15-vjeçar derisa ka qenë duke punuar në një restorant me lokacion në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë për shkak të një keqkuptimi në lidhje me porosinë që duhej të shërbente, ka qenë i sulmuar fizikisht nga një 17-vjeçar nga Tetova, me të cilin kanë punuar bashkë. Janë ndërmarrë të gjitha masat dhe aktivitetet për të zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.