Stamboll. 6 shkurt – Të paktën dy persona kanë humbur jetën, ndërsa gjashtë të tjerë janë lënduar sot në rrëzimin e ndërtesës gjashtëkatëshe në lagjen Kartal të Stambollit, kumtuan autoritetet lokale të Stambollit.
Siç lajmëroi DPA, në kumtesë theksohet se nën rrënojat “kanë mbetur të bllokuar më shumë persona”, pa u saktësuar numri konkret, përcjellë KOHA.
Mediat turke paraprakisht lajmëruan se pas rrëzimit të ndërtesës, nën rrënoja janë bllokuar më shumë se 20 persona.
Me siguri arsyeja për rrëzimin e ndërtesës është shpërthim.
Në ndërtesën. që ndodhet në pjesën aziatike të Stambollit, ka pasur 24 banesa.
Autoritetet në mënyrë parandaluese kanë zbatuar evakuimin e dy ndërtesave fqinje.(koha.mk)